Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, nis procedura për rektorin e ri

28.04.2026 15:07

Në hapësirat e objektit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup...

Në hapësirat e objektit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup është realizuar procesi i zgjedhjeve me vota të fshehta për zgjedhjen e rektorit të ri të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”. Stafi mësimor dhe shkencor i secilës prej njësive brenda universitetit që janë në listën e vetme zgjedhore kishin mundësi të zgjedhin njërin nga dy kandidatët: Biljana Angelova dhe Darko Danev.

Prof. Dr. Biljana Angelova, e cila kandidon për një mandat të dytë si rektore, është anëtare e stafit të Institutit të Ekonomisë, dhe prof. dr. Darko Danev është profesor i rregullt dhe ish-dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike.

Ata kandiduan për periudhën mandatare nga 16 shtatori 2026 deri më 15 shtator 2029. Sipas njoftimeve nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, rezultatet e votimit të fshehtë duhet të shpallen deri në mbrëmje, pas së cilës do të ketë një afat treditor për kundërshtime ndaj rezultateve.

Janë caktuar edhe datat për një rivotim të mundshëm, së bashku me një afat për kundërshtimet dhe shqyrtimin e tyre, dhe rezultatet përfundimtare të zgjedhjes së rektorit do të shpallen më 14 maj.

Javën e kaluar, programet e punës së dy kandidatëve për Rektor dhe të dhënat e tyre biografike dhe bibliografike u publikuan në faqen e internetit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”. (Fitim Kryeziu, TVM2)