Dita e fundit për zgjedhjen e presidentit, nuk ka marrëveshje mes pushtetit dhe opozitës
28.04.2026 16:42
Sot është dita e fundit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës...

Sot është dita e fundit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, në të kundërtën vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën për presidente të Kosovës, por ato nuk mbështeten nga partitë opozitare, të cilat njëherësh kundërshtojnë seancën kuvendore të thirrur nga kryeparlamentarja Haxhiu, pasi sipas tyre, nuk mund të votohet për presidentin pa pasur në sallë të pranishëm 80 deputetë.
