Kosovë, seanca për zgjedhjen e presidentit do të vazhdojë sonte në ora 23:00

28.04.2026 20:36

Seanca për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës...

Seanca për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, do të vazhdojë sonte në ora 23:00.

Kuvendi i Kosovës kishte filluar seancën e Jashtëzakonshme plenare, ku në rend dite ishte zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se është e detyruar që edhe këtë seancë ta ndërpresë këtu dhe u bëri thirrje që në orën 23:00 të vijnë sërish në seancë plenare.

"Ju kërkoj ndjesë për këtë, por po përpiqem maksimalisht që të gjejmë hapësirë edhe brenda këtyre orëve që vendit t’i japim presidentin me mandat 5 vjeçar", tha ajo.