Ndalohet një shtetas kinez në Aeroportin e Shkupit, posedonte dokumente të falsifikuara

28.04.2026 23:05

Oficerët e policisë arrestuan një shtetas 48-vjeçar të Republikës Popullore të Kinës...

Oficerët e policisë arrestuan një shtetas 48-vjeçar të Republikës Popullore të Kinës në pikën kufitare "Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit", pasi u vërtetua se ai kishte paraqitur një dokument udhëtimi të falsifikuar me rastin e hyrjes në vend.

Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme, rasti është regjistruar më 27 prill, në orën 16:45, gjatë një kontrolli të rregullt kufitar të pasagjerit.

Pasi u ndalua, ai iu dorëzua oficerëve të policisë nga SPB Shkup për procedura të mëtejshme.

"Më 27.04.2026 në orën 16:45 në pikën kufitare ‘Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit’, me rastin e hyrjes në vend, oficerët e policisë e privuan nga liria J.S.V. (48) nga Republika Popullore e Kinës sepse gjatë një kontrolli kufitar u vërtetua se ai kishte paraqitur një dokument udhëtimi të falsifikuar. Ai iu dorëzua oficerëve të policisë nga SVR Shkup për procedura të mëtejshme", - thuhet në njoftimin e MPB-së.