Maqedoni

Parashikimi i motit

29.04.2026 09:11

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të pakta deri mesatare...

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe paraqitje të bubullimave. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 9, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 20 deri në 25 gradë.
 
Në Shkup do të jetë me diell me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.