Maqedoni

Ndryshimet ligjore për shfuqizimin e qeverisë teknike në seancë plenare të Kuvendit

29.04.2026 09:19

Ndryshimet ligjore për shfuqizimin e qeverisë teknike dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për deputetët...

Ndryshimet ligjore për shfuqizimin e qeverisë teknike dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për deputetët, me të cilin propozohet që deputetët të kenë vetëm një shtetësi, janë në seancën e sotme plenare të 98-të të Kuvendit.
 
Deputetët në seancën e sotme do të diskutojnë edhe për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lëndë minerale, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për koncesione dhe partneritet publiko-privat, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrje publike, si dhe Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për lundrim të brendshëm, të gjitha me procedurë të shkurtuar.