Një delegacion i biznesit nga Oda Ekonomike në Kongresin botëror të odave në Torino
Një delegacion i biznesit i udhëhequr nga nënkryetarja e Odës Ekonomike të Maqedonisë Jelisaveta Georgieva do të marrë pjesë në Kongresin e 9-të botëror të odave, që prej nesër e deri të premten do të mbahet në Torino, Itali...

Kongresi është organizuar nga Federata Botërore e Odave dhe mbahet në çdo dy vjet në rajone të ndryshme të botës. Në të do të marrin pjesë mbi 600 oda të botës, asociacione të biznesit dhe kompani.
"Përvoja tregoi se pjesëmarrja e këtij kongresi është mundësi e shkëlqyer për zgjerimin e kontakteve afariste, përparimin dhe përforcimin e njohurive të reja, këmbimin e përvojave, mundësi për bashkëpunime të reja të biznesit me përfaqësuesit e tjerë të cilët do të marrin pjesë, si nga odat ashtu edhe nga sektori i biznesit nga e gjithë bota", thonë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.
Në suaza të Kongresit është planifikuar të realizohen edhe takime biznesi mes pjesëmarrësve që paraqet mundësi për vendosje të bashkëpunimit mes kompanive ose odave nga shtete të ndryshme.
