Botë

Përplasja Trump-Kimmel, komediani i përgjigjet Presidentit amerikan: Shfaqja vazhdon

29.04.2026 10:28

Mes tensioneve mes administratës së Donald Trump dhe rrjetit televiziv ABC, moderatori Jimmy Kimmel ka reaguar me një mesazh të qartë “Shfaqja vazhdon”...

Mes tensioneve mes administratës së Donald Trump dhe rrjetit televiziv ABC, moderatori Jimmy Kimmel ka reaguar me një mesazh të qartë “Shfaqja vazhdon”.
 
Në episodin e fundit të Jimmy Kimmel Live!, komediani përdori satirën për të ironizuar presidentin.
 
Kimmel u ndal te një deklaratë e Trump gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë, ku ai bëri shaka për martesën e tij me Melania Trump. Komediani e komentoi me ironi, duke ngritur pyetje për deklaratat e presidentit dhe duke theksuar kontradiktat në qëndrimet e tij.
 
Ndërkohë, përplasja mes administratës dhe Disney po thellohet. Autoritetet federale kanë kërkuar që kompania të nisë më herët procesin e rinovimit të licencave për stacionet e saj, një veprim që shihet gjerësisht si presion politik.
 
Nga ana e saj, Disney ka deklaruar se ka vepruar në përputhje të plotë me rregullat dhe është e gatshme ta çojë çështjen në rrugë ligjore, duke u mbështetur edhe te Amendamenti i Parë për lirinë e fjalës.
 
Ekspertët paralajmërojnë se një përplasje e tillë mund të zgjasë me vite dhe të hapë një debat më të gjerë për kufijtë e ndërhyrjes së qeverisë në media.
 
Në këtë klimë tensioni, Kimmel ka zgjedhur të vijojë me satirën e tij, duke e kthyer përplasjen politike në material për skenën televizive.