Botë

Bllokadë ndaj Iranit, Trampi kërkon përgatitje për skenar afatgjatë

29.04.2026 10:55

Administrata e Donald Trampit po përgatitet për një bllokadë të zgjatur ndaj Iranit....

Administrata e Donald Trampit po përgatitet për një bllokadë të zgjatur ndaj Iranit. Sipas raportimit, Trampi u ka kërkuar ndihmësve të tij të planifikojnë një strategji afatgjate për rritjen e presionit ndaj Teheranit.
 
Në takimet e fundit, ai ka theksuar se bllokada e porteve iraniane është opsioni i preferuar, në një kohë kur bisedimet për paqe kanë ngecur dhe situata në Ngushticën e Hormuzit mbetet e tensionuar. Burimet bëjnë me dije se Trampi i konsideron alternativat e tjera, si rifillimi i bombardimeve apo tërheqja nga konflikti, më të rrezikshme krahasuar me vijimin e bllokadës. Ndërkohë, ushtria amerikane ka ndërmarrë masa konkrete në terren. Që prej 13 prillit, anijet janë bllokuar nga hyrja dhe dalja në portet iraniane, pas dështimit të kontakteve direkte me udhëheqjen e vendit. Zhvillimet e fundit sinjalizojnë një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve në rajon, me pasoja të mundshme për sigurinë dhe tregtinë globale të energjisë.