Rajon
Dështoi zgjedhja e presidentit, Kosova drejt zgjedhjeve të reja
29.04.2026 11:39
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të zgjedhin presidentin e ri brenda afatit kushtetues...

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të zgjedhin presidentin e ri brenda afatit kushtetues, duke bërë që Kuvendi të shpërndahet dhe vendi të hyjë në proces të zgjedhjeve të parakohshme.
Kurti akuzoi opozitën për mungesë bashkëpunimi, duke thënë se mazhoranca kishte ofruar zgjidhje, por ato nuk ishin pranuar. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, vendi duhet të mbajë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.
"Konsideroj se është bërë mjaftueshëm e qartë se opozita në Kosovë nuk ka qëllim tjetër përveç bllokimit. Tani e sa kohë sjelljet e kësaj opozite janë jo shtetërore; ajo është e interesuar vetëm për një gjë: bllokimin e qeverisjes sonë, e cila në këtë mandat ka rezultate historike. Në këto rrethana, e gjithë kjo bllokadë opozitare nëpërmjet bojkotit të seancave plenare veç mosnjohje e rezultatit zgjedhor dhe e vullnetit popullor e shprehur qartë më 28 dhjetor të vitit që lamë pas. Dëshmi për bllokadën është edhe një fakt tjetër, për ta kundërshtuar pakon ekonomike për qytetarët.
Në bindjen e thellë që Kosovës nuk i duhen bllokadat e atyre 10 muajve të vitit të shkuar, me besimin e plotë se nuk ka nevojë për zgjedhjet e reja, dhe rezultati ka qenë i qartë si asnjëherë më parë, ndërkohë që vendi do t’i humbiste edhe së paku 10 milionë euro vetëm për organizimin e zgjedhjeve, përfshirë edhe dhjetëra milionë të tjerë që nuk do t’i marrim për shkak të mos bashkëpunimit me bashkësinë ndërkombëtare.
U përpoqëm për një kandidat konsensual, i ftova disa herë në takim kryetaren e LDK-së dhe PDK-së. Jam unë ai që ka ofruar propozime dhe me emra konkretë patjetër për funksione për ta. Ne propozojmë, ata refuzojnë",- tha Kurti.
