Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, organizohet aksion për dhurimin e gjakut
Gazetarë, punonjës mediatikë dhe qytetarë humanë...

Gazetarë, punonjës mediatikë dhe qytetarë humanë morën pjesë në aksionin e katërt për dhurimin e gjakut, i cili u organizua nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, duke shënuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.
“3 Maji, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, nuk është vetëm një festë e një prej të drejtave themelore demokratike mbi të cilat është ndërtuar çdo shoqëri e lirë dhe e drejtë – liria e opinionit publik, liria e medias, por është gjithashtu një ditë kur tregojmë se gazetaria është një profesion i përgjegjshëm. Është një shërbim në interes të qytetarëve, për të mirën e komunitetit.”, - deklaroi anëtarja e Bordit Ekzekutiv të SPGPM-së, Tamara Gërnacorska.

“Gazetaria është një profesion që ka një mision të veçantë – të mbrojë interesin publik dhe të jetë ndërgjegjja dhe zëri i komunitetit. Sot, me këtë fushatë dhurimi gjaku, ne dërgojmë një mesazh të fortë – se jemi këtu për njëri-tjetrin, se solidariteti nuk është vetëm një fjalë, por një vlerë me të cilën jetojmë.”, - theksoi kryetari i ShGM-së, Mlladen Cadikovski.
Nga Kryqi i Kuq theksojnë rëndësinë e organizmit dhe dhurimit të gjakut, që është e rëndësishme për shpëtimin e jetës së njeriut dhe që është një mision humanitar. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
