Kuvendi shfuqizon Qeverinë teknike, përplasje të reja midis opozitës dhe pushtetit

29.04.2026 21:01

Kuvendi miraton ndryshimet ligjore...

Kuvendi miraton ndryshimet ligjore për qeveri duke hequr qeverinë teknike. Vendimi do të vlejë pas zgjedhjeve parlamentare të rradhës në vend në vitin 2032. Debati në senacën plenare nisi dhe vijoi me përplasje të reja.

Përderisa pushteti konsideroi se qeveria teknike është e panevojshme, opozita këmbënguli që e njëjta të mos eliminohet. Fronti Evropian braktisi seancën pasi mazhoranca refuzoi kërkesën e tyre që propozimi ti dorëzohet për shqyrtim komitetit për marrëdhënie midis bashkësive.

“Me automatizëm të ndërpritet debate, pra të prolongohet dhe I njëjti propozim ligj të dërgohet në komitet që komiteti të na japë vendim, mendim dhe udhëzime se si duhet të vazhdohet më tutje. Prandaj është e padrejtë ajo që po bëni në këtë moment.” – tha Rina Ajdari, deputete e Frontit Evropian.

Deputeti Ziadin Sela akuzoi pushtetin se është jokonzistentë në qëndrime. Duke i’u referuar vërejtjeve të OSBE-ODIHR-së u shpreh kundër nismës.

“Hetim efektiv rekomandojnë ata për akuzat për blerje votash. Hetim efektiv për presion ndaj votuesve dhe keqpërdorimeve administrative. A është bërë ndonjë hetim deri sot? Asnjë.” – deklaroi Ziadin Sela, deputet i ASH-së.

Socialdemokratët kërkuan tërheqjen e propozim ligjit dhe hapjen e konsenzusit të gjerë për debat.

“Nuk duhet të shfuqizohet, posaçërisht pa konsultimin e katër partive politike të cilat ishin pjesëmarëse në procesin e miratimit. Andaj publikisht ftojmë që të respektohet ky ligj dhe të mbetet qeveria teknike.” – u shpreh deputetja e LSDM-së, Jovanka Trençevska.

Pushteti me mbështetje të plotë kundër heqjes së qeverisë kalimtare, duke vënë në dyshim epilogun zgjedhor të opozitës në zgjedhjet e ardhshme.

“Heqja e qeverisë teknike do të vlej pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, pa paragjykuar se kush do të jetë pushtet, e kush opozitë. A është kaq e sigurt BDI që do të jetë edhe gjatë në opozitë, e prandaj kundërshton këtë nismë.” – theksoi mes tjerash deputeti i VLEN, Adnan Azizi.

“Kemi shum deklarata, ku dy liderët e partive më të mëdha opozitare thonë se janë të bindur në fitore, ndërkaq ju shkoni kundër tyre. Kjo do të thotë se ju si grup parlamentar nuk jeni të bindur në fitoren e partive tuaja politike.” – theksoi Ministri i Administratës, Goran Minçev.

Me heqjen e qeverisë teknike LSDM ka nisur bojkotin e grupeve të punës për kodin zgjedhor, duke ngritur shqetësimet për krizë të re politike.

Qeveria teknike në krye me kryeministër teknik nga rradhët e pushtetit dhe dy ministrat të opozitës në ministrinë e brendshme dhe të sociales u vendos në vitin 2015-të për të garantuar një proces më transparent zgjedhor, njëqind ditë para votimit. (Meral Ismaili, TVM2)