Maqedoni
Parashikimi i motit
30.04.2026 08:41
Vranësira dhe reshje shiu...

Mot me vranësira dhe reshje shiu, në disa vende më të dendura (15 deri në 20 l/m²). Për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë nga veriu, reshjet e shiut në male do të kalojnë në reshje dëbore. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior, e cila herë pas here do të tejkalojë shpejtësinë prej 60 km/h.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 10 deri në 18 gradë.
Në Shkup, mot me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior.
