Maqedoni
Ministri Mucunski në vizitë pune në Kroaci
30.04.2026 08:57
Mucunski, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, po qëndron për vizitë pune në Zagreb....

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Grliç Radman, po qëndron për vizitë pune në Zagreb. Të dy ministrat do të bisedojnë për gjendjet aktuale politike në dy vendet, marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin sektorial, si dhe për iniciativat për avancimin e mëtejshëm të tyre në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Theks i veçantë do t’i kushtohet nënshkrimit të ardhshëm të marrëveshjes për partneritet strategjik ndërmjet dy vendeve, si dhe bashkëpunimit ekonomik dhe mënyrave për thellimin e tij, si dhe zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e energjetikës, shëndetësisë, kulturës dhe turizmit, por edhe ndarjes së përvojës kroate në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, njoftojnë nga MPJ.
Në kuadër të vizitës së punës në Zagreb, ministri Mucunski do të marrë pjesë në ID Forum të organizuar nga Unioni Demokratik Ndërkombëtar, ku do të flasë në temën “Kufiri i harruar: Ballkani Perëndimor dhe premtimi i papërmbushur i Evropës”.
