Maqedoni
Fjalët përfundimtare për tre policët për rastin “Puls”
30.04.2026 09:15
Në Gjykatën Penale Shkup është caktuar seancë me fjalët përfundimtare për tre zyrtarët policorë nga Koçani

Në Gjykatën Penale Shkup është caktuar seancë me fjalët përfundimtare për tre zyrtarët policorë nga Koçani për veprimin gjatë kontrolleve të lidhura me diskotekën “Puls”. Në fillim të gjykimit, tre të akuzuarit para gjykatës deklaruan se nuk ndihen fajtorë. Të akuzuarve u vihet në barrë se gjatë kryerjes së kontrolleve aksionare në objektin hotelierik “Puls” nuk kanë vepruar në përputhje me rregullat e përcaktuara.
Janë konstatuar shkelje për prishje të rendit dhe qetësisë publike, por janë futur të dhëna të pasakta për personin juridik kabare “Puls” në Koçan.
