Maqedoni
Seancë dëgjimore për ish-kryetaren e Antikorrupsionit
30.04.2026 09:57
Seancë e re dëgjimore për rastin “Aditiv”....

Seancë e re dëgjimore për rastin “Aditiv”. Nga Prokuroria paralajmëruan se do të prezantohen komunikime ndërmjet Dimitrovska dhe Stojanoviq, me të cilat do të përpiqen të mbështesin dyshimet për zbulim të informatave zyrtare. Në seancën e mëparshme, kundër antikorrupsioneres Dimitrovska u dëgjuan mesazhe që zbulojnë detaje se si ishte rregulluar certifikata nga Drejtoria për Siguri të Informatave të Klasifikuara, si dëshmi e Prokurorisë se ajo e ka siguruar në mënyrë të paligjshme. U paraqitën edhe prova shtesë, përfshirë lëndë që lidhen me konflikt të mundshëm interesi që janë trajtuar në kuadër të Komisionit në periudhën kur Dimitrovska ishte në krye të tij.
Në sallën e gjyqit u paraqitën edhe dokumente për gjendjen pasurore të ish-drejtorit të TEC Negotinë, Nebojsha Stojanoviq, i cili është i përfshirë në aktakuzë në rastin “Aditiv”.
