Maqedoni

Normalizohet trafiku në rrugën Kumanovë - Shkup

09.06.2015 13:03

Trafiku në aksin rrugor Kumanovë - Shkup (afër fshatit Agino), i cili për shkak të aksidentit ishte i ndërprerë për automjete të rënda transportuese dhe autobusë, është normalizuar...

Në aksidentin që ka ndodhur mëngjesin e sotëm është përmbysur një kamion me targa bullgare, i drejtuar nga një shtetas grek, kumtoi policia e Kumanovës.
 
Sipas informacioneve nga reparti i kirurgjisë nga Spitali i përgjithshëm Kumanovë, shtetasi i huaj ka marrë lëndime të lehta trupore./mia