Botë

Bllokimi në negociatat ShBA-Iran, çmimi i naftës arrin rreth 125 dollarë për fuçi

30.04.2026 11:50

Çmimet e naftës vijojnë rritjen duke reflektuar përshkallëzimin e tensioneve në Gjirin Persik dhe pasigurinë në tregjet globale të energjisë....

Çmimet e naftës vijojnë rritjen duke reflektuar përshkallëzimin e tensioneve në Gjirin Persik dhe pasigurinë në tregjet globale të energjisë. Një ditë pasi Shtëpia e Bardhë paralajmëroi për përgatitje të një bllokade shumëmujore ndaj porteve iraniane, çmimi i naftës Brent u rrit me 5.6%, duke arritur në 124.67 dollarë për fuçi, një nga nivelet më të larta të muajve të fundit.

Rritja e çmimeve lidhet drejtpërdrejt me përshkallëzimin e konfliktit dhe bllokimin e përpjekjeve diplomatike për zgjidhje. Irani ka kufizuar pothuajse plotësisht lundrimin në Gjirin Persik përmes Ngushticës së Hormuzit, duke lejuar kryesisht vetëm eksportet e veta. Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë intensifikuar bllokadën detare ndaj anijeve iraniane.
 
Një zyrtar i lartë i administratës amerikane bëri të ditur se Donald Trampi është takuar me përfaqësues të kompanive të mëdha të naftës për të diskutuar mënyrat e zbutjes së ndikimit të një bllokade të zgjatur. Në një deklaratë Trampi u shpreh: “Bllokada është më efektive sesa bombardimi. Ata po mbyten ekonomikisht dhe situata do të përkeqësohet edhe më shumë. Ata nuk mund të kenë një armë bërthamore.”.