Maqedoni

Ripërtërihen fasadat e objektit nga arkitektura e vjetër qytetare në Ohër

09.06.2015 13:14

Me mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës, në vijim janë aktivitet për ripërtëritjen e fasadës edhe të një objekti nga arkitektura e vjetër qytetare në Ohër...

Bëhet fjalë për objekt në rrugën "Sh.Klimenti i Ohrit" nr.4 në të cilin është e sistemuar Radio Ohri.
 
Në suaza të projektit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Kulturës për ripërtërije dhe konservim të më shumë fasadave nga arkitektura e vjetër e qytetir në bërthamat e rëndësishme qytetare në Republikën e Maqedonisë, në Ohër është ripërtëritur fasada  e shtëpisë së familjes Bojaxhievi në pjesën e vjetër të qytetit, është kryer konservim i fasadave të tre objekteve individuale banesore në rr "7 Nëntori", janë ripërtërirë fasadat e shtëpisë Çatçevi dhe shtëpisë së Ajri Doko, ndërsa janë ripërtërirë edhe ndryshuar zdrukthëtaria e shtëpisë së Robevci, shtëpisë Gjuçinovi dhe Hristo Uzunov.
 
Këtë vit Enti për mbrojtjen e monumenteve kulturore dhe muzumeve nga Ohri, në suaza të projektit, përveç fasadës së objektit në të cilin është vendosur Radio Ohri, do t'i ripërtërijë edhe fasadat e shtëpive të familjeve Gjurçinovi dhe Dimzovi./mia