Hendboll - Maqedonia synon botërorin, Llazarov bëri publike listën e gjërë për balotazh
Trajneri i Maqedonisë ne hendboll për meshkuj, Kirill Llazarov, ka shpallur listën e hendbollistëve të ftuar për ndeshjet e “play-off”-it për kualifikimet e Kupës së Botës 2027...

Përfaqësuesja e Maqedonisë, do të përballet me Sllovakinë në ndeshjen balotazhit, për kualifikimet e Kampionatit të Botës 2027.
Në listën më të gjërë të LLazarov, janë 35 hendbollist të ftuar. Lista po thuajse është identike me të gjitha thirjeve të më parshme, me atë që pas një kohe në mesin e të ftuarve është Filip Taleski (Tatabanja), por në këtë listë mungon Martin Serafimov.
Po që se Maqedonia, e kalon këtë ndeshje të balotazhit përfaqësuesja e vendit me emrat e kundërshtarëve do të njihet më 10 qershor, ndërsa në short do jetë në vazon e dytë e kjo do thotë se nuk do luaj në Shtutgard.
Përfaqësuesja e vendit tani më një dekadë është pjesëmarrëse e rregull e kampionateve evropiane dhe botërore.
Trajneri Llazarov, listën përfundimtare do ta publikojë mesjavën e ardhshme, Ndeshja e parë e balotazhit Sllovakia - Maqedonia, do zhvillohet më 14 maj në Preshov, ndërsa ndeshja e kthimit është në program tre ditë më vonë dhe do luhet në Shkup. (Safet Ademi, TVM2)
