Maqedoni
Një postier ka përvetësuar para nga qytetarët
09.06.2015 13:26
Policia e Gjevgjelisë parashtroi padi penale kundër B.B. (44) nga Gjevgjelia, postier në SHA "Postat e Maqedonisë" filiali Gjevgjeli...

Policia e Gjevgjelisë parashtroi padi penale kundër B.B. (44) nga Gjevgjelia, postier në SHA "Postat e Maqedonisë" filiali Gjevgjeli, për shkak të ekzistimit të dyshimit bazë për shtatë vepra penale të bëra "falsifikim ose shkatërrim të librave afaristë", katër vepra penale "shërbim në detyrë", dy "manovra në shërbim" dhe një vepër "fshehje".
Në periudhën prej vitit 2013 deri në vitin 2015, i paraqituri në hapësirat zyrtare të postës në mënyrë joligjore është shërbyer dhe ka marrë mjete financiare nga shumë persona të cilët i kanë paguar mjetet dhe atë dy herë prej dy personave në vlerë prej 89.359 denarë të cilat është dashur t'i paguajë në librezat e tyre të kursimit ai i ka marrë për vehte, ndërsa pastaj ka futur të dhëna të pavërteta në libreza.
Gjithashtu në shumë herë nga persona tjerë të cilët kanë paguar mjete në para për llogari mjetet i ka marrë për vehte, duke i falsifikuar nënshkrimet në fletëpagesa./mia
