Barazim në Madrid, gjithçka vendoset në Londër
Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Atletico Madrid dhe Arsenal barazuan 1-1 në stadiumin Metropolitano. Gjithçka ka mbetur e hapur për sfidën e kthimit në Angli...

Ndryshe nga spektakli në Paris midis PSG-së dhe Bayernit, ndeshja e Madridit ishte siç pritej ndryshe. Ishte një ndeshje e fortë dhe e ngushtë pa shumë raste, dhe të dy golat u shënuan nga penalltitë. Arsenali kaloi në epërsi në minutën e 44-të me anë të Viktor Gyökeres , dhe Julian Alvarez barazoi në minutën e 56-të .
“Jo, unë kurrë nuk komentoj mendimet e trajnerëve të tjerë, kështu që nuk kam asgjë për të thënë. Fatkeqësisht, nuk arritëm ta shënonim atë gol që të do na jepte avantazhin. Çfarë na pret? Një sfidë e jashtëzakonshme në Londër, në fushën e Arsenalit. Një ekip që nuk ka humbur ende në Ligën e Kampionëve. Jemi jashtëzakonisht të motivuar dhe do të shkojmë atje për të luajtur me gjithçka që kemi.” – tha trajneri i Atl.Madrid, Diego Simeone.
"Jam shumë krenar. U thashë djemve se mënyra se si e kemi përballuar çdo lloj sfide për nëntë muaj e gjysmë është e jashtëzakonshme. E vlerësoj shumë atë që kanë bërë. Nuk morëm rezultatin që donim, pËrskaj faktis se kishim planifikuar ta fitonim këtë ndeshje, të paktën kemi mundësinë ta përfundojmë punën para tifozëve tanë. Është ende në duart tona të arrijmë në finale dhe pas tetë ditësh, do të kemi mundësinë ta bëjmë këtë." – u shpreh trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.
“Topçinjtë” vazhduan serinë e tyre të pamposhtur në Ligën e Kampionëve këtë sezon. Ata kanë fituar 10 dhe kanë barazuar tre nga 13 ndeshjet e tyre. Ndeshja e kthimit është më 5 maj në Londër. Kujtojmë se finalja e Ligës së Kampionëve këtë vit do të zhvillohet në Budapest, në stadiumin Puskas Arena, më 30 maj. (Safet Ademi, TVM2)
