Basketboll, TFT e mbylli serinë finale në ABA 2
30.04.2026 16:44
Basketbollistët e skuadrës së TFT nga Shkupi...

Basketbollistët e skuadrës së TFT nga Shkupi, nuk arritën të sigurojnë një ndeshje të tretë në finalen e play-offit kundër përfaqësuesit të bosnjës “Shiroki Brijeg” në ligën ABA 2, pasi mbrëmjen e kaluar humbën me 86-87 në një ndeshje dramatike para tifozëve të tyre në kryeqendër.
Pjesën e parë skuadra e TFT-së, e përfundoi me epërsi 43-35 apo 8 pikë më shum.
TFT do ta ketë shansin e dytë për t’u kualifikuar në Ligën e Adriatikut, kundër skuadrës së Borac nga Çaçak.
Do jetë kjo ndeshje e balotazhit mes ekipit të parafundit në ABA ligë dhe nënkampionit të ABA 2.
