Basketboll, Bilbao mbron titullin e kampionit në “Fiba- Eurocup”

30.04.2026 16:47

Basketbollistët e skuadrës spanjolle Surne Bilbao...

Basketbollistët e skuadrës spanjolle Surne Bilbao, kanë mbrojtur titullin e kampionit në “FIBA- Europa cup”, pas në të dyja ndeshjet finale me rezultatin e përgjithshëm 162-153 i mundën grekët  e PAOK-ut. 

Ishte kjo një ripërsëritje e finales së vitit të kaluar. PAOK-u, e kishte fituar ndeshjen e parë, ndërsa në ndeshjen e dytë në Bilbao, humbi me rezultatin 89-74.

Kështu  Surne Bilbao, ka shkruar histori duke u bërë skuadra e parë që fiton këtë kompeticion në dy sezone radhazi (2024-25 dhe 2025-26).