NBA “play off”, Houston dhe Detroit mbeten në lojë

30.04.2026 16:49

Basketbollistët e L.A Lakers...

Basketbollistët e L.A Lakers, e humbën edhe rastin e dytë për kualifikimin në ½ finale e Konferencës së Perëndimit, pasi në ndeshjen e pestë me 99:93 u mundën nga Houston Rockets.

Tani seria prej katër fitoreve transfeorhet në Houston, ndërsa ndeshja e shtatë e mundshme sërish do luhet në Los Angeles. Deri më tani asnjë skuadër pas 0:3 në fitore, nuk ia ka dalë të kthehet.

NË ndeshjet e tjera – Detroit në ndeshjen e pestë të raundit të parë në Lindje, në terren vendas me 116:109 e mundi Orlando  dhe kështu ngushtoi rezultatin 3:2 në fitore. Po ashtu edhe Cleveland në parket vendas me 125:120 e mundi Toronto dhe avansoi me  3-2  në fitore. Seritë mbeten të hapura kështu në të treja këto përballje dhe gjithçka pritet të vendoset në ndeshjet e radhës.