Formula 1 rikthehet me rregulla të reja

30.04.2026 16:55

Pas një muaji pushimi dhe reflektimi...

Pas një muaji pushimi dhe reflektimi, Formula 1 rikthehet në pistë me shumë ndryshime të rëndësishme, ndërsa gara e Çmimit të Madh të Miamit pritet të shënojë një kthesë në sezon.

Prilli i pazakontë ka shërbyer si një moment analizash për të gjitha skuderitë, të cilat kanë bërë bilancet e para dhe kanë reaguar ndaj kritikave të shumta, sidomos nga pilotët.

Në fokus kanë qenë kualifikueset dhe menaxhimi i energjisë, që është konsideruar i rrezikshëm në disa pista.

Një nga ndryshimet kryesore është ulja e limitit për rikuperimin e energjisë elektrike, nga 8 MJ në 7 MJ, me qëllim shmangien e situatave të rrezikshme gjatë kualifikueseve. Gjithashtu, janë vendosur zona me fuqi të limituar elektrike për të reduktuar diferencat e mëdha të shpejtësisë mes makinave.

Ky vendim vjen pas incidentit të Oliver Bearman në Çmimi i Madh i Japonisë, që ngriti shqetësime serioze për sigurinë në pistë.

Sa i përket formës së skuadrave, Mercedesi duket në avantazh, me talentin e ri Kimi Antonelli që po konfirmon potencialin. Pas tyre renditet Ferrari, që ka testuar përditësime të reja në Monza, përfshirë edhe elementin e njohur si krahu “Macarena”.

Nga ana tjetër, Aston Martin vijon të ketë probleme me motorin, duke mbetur pas rivalëve kryesorë.

Gara në Miami pritet të japë përgjigje më të qarta për balancat e reja në pistë, në një kampionat që duket se ka hyrë në një fazë krejtësisht të re.