Kallëzime penale për Odën e Stomatologëve, dyshime për abuzime me licenca

30.04.2026 17:15

Policia Financiare ka dorëzuar kallëzim penal...

Policia Financiare ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Shkup kundër disa ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve aktualë të Odës së Stomatologëve, përfshirë ish-kryetarin M.D. dhe kryetarin aktual K.P., si dhe anëtarë të komisionit profesional, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas autoriteteve, ish-kryetari ka tejkaluar kompetencat e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë, duke lidhur marrëveshje me subjekte të paregjistruara për trajnime profesionale, përmes të cilave stomatologët fitonin pikë për rinovimin e licencave.

Sipas Policisë Financiare, të dyshuarit kanë përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 32 milionë denarë, ndërsa procedura hetimore pritet të vazhdojë për zbardhjen e plotë të rastit dhe përgjegjësive individuale.