Maqedoni

Nesër pa energji elektrike disa fshatra të Shkupit

09.06.2015 13:38

EVN Maqedoni SHA njofton se për shkak të ndërhyrjeve teknike në elektro-sistem...

EVN Maqedoni SHA njofton se për shkak të ndërhyrjeve teknike në elektro-sistem, nesër në periudhën prej orës 9 deri në orën 12 pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët e një pjesë të fshatrave të Shkupit Milladinovc, Deladrovc, Bujkovc, Buçincë, Mërshevc, Grushinë dhe Tekia.
 
Pa energji elektrike prej orës 08:30 deri në orën 14:30 do të jenë edhe konsumatorët e rrugëve 146, 149, 151, 152, 157, Bis dhe Avram Pisevski në komunën e Gazi Babës, ndërsa prej orës 11 deri në orën 15 një pjesë e konsumatorëve të rr. Ivan Haxhi Nikollov dhe Skederbeg Kastrioti në komunën e Kisella Vodës./mia