Maqedoni

1 Maji në Maqedoninë e Veriut mes protestave dhe piknikeve

01.05.2026 11:49

Sot ne Maqedoninë e Veriut po shënohet Dita Ndërkombëtare e Punës...

Sot ne Maqedoninë e Veriut po shënohet Dita Ndërkombëtare e Punës. Si çdo vit atmosfera është e ndarë mes kërkesave për të drejta më të mira dhe traditës së festimit në natyrë. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë në protestën e organizuar në Shkup kërkon rritje të pagave për të përballuar koston e jetesës dhe kushte më të sigurta dhe dinjitoze në vendet e punës. 
 
“Sot, për fat të keq, 260 mijë punëtorë jetojnë me paga nën 600 euro, për fat të keq, jemi vetëm disa mijëra njerëz këtu në protestën e 1 Majit. Ndoshta imazhi që krijohet në shoqëri është i tillë që duhet të nënshtrohemi, që duhet të përulemi, por ne nuk do ta bëjmë këtë. Dua t’u kërkoj falje edhe zyrtarëve policorë që duhet të jenë këtu me ne, si dhe t’ju kërkoj falje edhe juve në emër të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, sepse duhet të luftojmë edhe më fort, edhe më shumë, pasi pagat janë të ulëta. Sot, kur do të lëvizim drejt Qeverisë, do të shohim bashkëqytetarët tanë në ballkonet dhe dritaret e tyre, duke na parë nga lart, të ulur në kolltukët e tyre dhe duke pritur që ju, ne dhe dikush si ne të luftojmë për pagat e tyre.”, u shpreh kryetari i Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, Slobodan Trendafilov.