Botë
Protesta të dhunshme në Torino, qindra persona përplasen me policinë gjatë manifestimeve për 1 Majin
01.05.2026 13:37
Përplasje janë shënuar gjatë manifestimeve të 1 Maji në Torino....

Përplasje janë shënuar gjatë manifestimeve të 1 Maji në Torino, ku një grup autonomistësh u shkëput nga marshimi kryesor dhe tentoi të përballej me forcat e rendit.
Ngjarja ndodhi pranë ish-ndërtesës së pushtuar Askatasuna, në zonën e Corso Regina Margherita, ku protestuesit u përpoqën të çanin kordonin e policisë.
Sipas raportimeve, demonstruesit goditën mburojat e efektivëve me shkopinj dhe spërkatën policët dhe ushtarët me bombola, duke përshkallëzuar tensionin në terren.
Forcat e rendit reaguan me kundërsulm dhe përdorën top uji për të shpërndarë turmën dhe për të rivendosur kontrollin në zonë.
Situata u tensionua për disa minuta, ndërsa autoritetet po monitorojnë zhvillimet dhe nuk përjashtohet që të ketë edhe masa të mëtejshme pas incidenteve.
