Maqedoni

Protestat e 1 Majit, punëtorët kërkojnë paga më të larta

01.05.2026 14:16

Rritje të pagave për të përballuar koston e jetesës dhe kushte më të sigurta dhe dinjitoze në vendet e punës, janë kërkesat e LSM-së...

Rritje të pagave për të përballuar koston e jetesës dhe kushte më të sigurta dhe dinjitoze në vendet e punës, janë kërkesat e LSM-së të cilët ato I shprehën gjatë protestave tradicionale të 1 majit. Kryetari i Sindikata e Bashkuar e Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov, në fjalimin e tij para punëtorëve të pranishëm theksoi se tubimi i sotëm është përgjigje ndaj përpjekjeve për të fshehur gjendjen reale në shtet.
 
“Sot, për fat të keq, 260 mijë punëtorë jetojnë me paga nën 600 euro, për fat të keq, jemi vetëm disa mijëra njerëz këtu në protestën e 1 Majit. Ndoshta imazhi që krijohet në shoqëri është i tillë që duhet të nënshtrohemi, që duhet të përulemi, por ne nuk do ta bëjmë këtë. Dua t’u kërkoj falje edhe zyrtarëve policorë që duhet të jenë këtu me ne, si dhe t’ju kërkoj falje edhe juve në emër të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, sepse duhet të luftojmë edhe më fort, edhe më shumë, pasi pagat janë të ulëta.”, u shpreh kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov.
 
“Nuk e di pse duan që punëtori i Maqedonisë të jetë më i varfëri në Evropë dhe në botë. Duam ti japim fund të gjitha politikave të këqija, të gjithë pronarëve të këqij, të ketë një listë të zezë ku njerëzit nuk duhet të punojnë.”, u shpreh nënkryetari i LSM-së, Ivan Peshevski.
 
Gjithë vitin nuk ka epilog nga dialogu që udhëhiqet në mes qeverisë, punëdhënësve dhe sindikatave, theksojnë nga LSM. Prandaj theksojnë se e vetmja mënyrë për të ushtruar presion janë protestat.  Për dallim nga LSM, një pjesë e sindikatave të tjera, nuk u bashkëngjitën në protestë. Nga SASHK kanë thënë se dialogu duhet të kërkohet në tavolinë të përbashkët, Por kolegët e tyre nga Sindiakti i Pavarur nuk ndanë të njëjtin qëndrim. 
 
“Kërkojmë në afat sa më të shpejtë të fillojë respektimi i marrëveshjeve kolektive dhe vlerësim i dinjitetshëm i punës, i të punësuarve në sektorin e arsimit.”, u shpreh kryetari i Sindikatit të Pavarur për Arsim dhe Shkencë, Tomisllav Gievski.
 
“Këtu në Maqedoni, moda më e re momentalisht është të bëhet inxhiniering sindikal. Më besoni se vetëm LSM është në mbrojtje të qytetarëve, nuk mundet sindikatë i verdhë të thotë se më 1 maj nuk duhet të dilet në rrugë.”, u shpreh kryetari i SIER, Igor Gjerasov.
 
Sa i përket protestave, kryeministri Hristijan Mickoski tha se është e drejtë demokratike e çdo qytetari. 
 
“Ata që sot do ti shihni në protesta, kanë qenë me mua nëpër press-konferenca kur së bashku kemi arritur marrëveshje për më tepër të drejta për punëtorët dhe paga më të larta, ashtu që unë, këtë protestën e tyre sot e klasifikojë në grupin e protestave tradicionale të 1 majit, të cilat sindikatat duhet ti bëjnë. Është e drejtë e çdo qytetari të protestojë dhe të luftojë për më shumë të drejta.”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.
 
Protestat e 1 Majit vijnë në një kohë kur rritja e çmimeve ka rënduar ndjeshëm standardin e jetesës, ndërsa sindikatat paralajmërojnë se pagat mbeten të pamjaftueshme për një jetë dinjitoze.
 
ERSAN PAJAZITI