Maqedoni

Dita ndërkombëtare e punës krerët shtetëror urojnë 1 Majin

01.05.2026 14:32

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të punës, udhëheqësit e institucioneve më të larta shtetërore kanë shprehur urimet e tyre...

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të punës, udhëheqësit e institucioneve më të larta shtetërore kanë shprehur urimet e tyre, duke theksuar se puna është e rëndësishme për zhvillimin e shoqërisë. Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka theksuar se të drejtat e punëtorëve, puna e dinjitetshme, drejtësia sociale dhe mundësitë e barabarta nuk janë vetëm vlera që duhet t’i festojmë, por edhe detyrime drejt të cilave duhet të synojmë.
 
“Të gjithë punëtorëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut u shpreh urimet e mia të sinqerta dhe mirënjohjen për kontributin e tyre. Puna juaj është themeli i përparimit ekonomik, i stabilitetit të familjeve dhe i së ardhmes së shtetit.”, thekson Gashi. 
 
Ai potencoi se institucionet, kanë përgjegjësi të vazhdojmë të krijojmë kushte për punë të sigurt, të drejtë dhe dinjitoze, në të cilën çdo njeri do të jetë i respektuar, i mbrojtur dhe i vlerësuar në mënyrë të duhur. 
 
1 Majin e uroi edhe presidentja Gordana Siljanovska Davkova. Ajo theksoi se edhe këtë vit, 1 Maji na kujton për luftën e gjatë, të vështirë, të drejtë dhe dinjitoze të punëtorëve për njohjen e punës si burim dhe krijues i vlerave.
 
“Si presidente e të gjithë qytetarëve, rikujtoj se kemi detyrim të ndërtojmë një shoqëri ku puna vlerësohet dhe respektohet, ndërsa të drejtat socio-ekonomike realizohen. Të sillemi ndaj punëtorëve si ndaj një kapitali të çmuar shoqëror, nëse duam t’i mbajmë këtu ose t’i kthejmë në vend. Të kuptojmë se vetëm punëtorët e kënaqur mund të jenë të vlefshëm dhe produktivë.”, thuhet në urimin e presidentes Siljanovska. 
 
Nuk guxojmë të harrojmë se organizimi sindikal, e drejta për protestë dhe dialogu social janë parakushte për balancë ndërmjet interesave ekonomike dhe drejtësisë sociale.
 
ERSAN PAJAZITI