Maqedoni
Përplasje politike për rrugën drejt BE-së të Maqedonisë së Veriut
01.05.2026 14:49
LSDM ka akuzuar Kryeministrin dhe VMRO-DPMNE-në se kanë bllokuar rrugën eurointegruese të vendit...

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka akuzuar Kryeministrin e vendit Hristijan Mickovski dhe VMRO-DPMNE-në se kanë bllokuar rrugën eurointegruese të vendit. Sipas LSDM-së, Mickoski premton se “së shpejti do të mbërrijnë lajme nga Brukseli se Maqedonia është krah për krah me Malin e Zi”, duke aluduar në pranimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian në vitin 2028, por në fakt realiteti është krejt i kundërt.
“Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Coss, njoftoi dje se Bashkimi Evropian po ngrin rreth 1.5 miliardë euro nga Plani i Rritjes i destinuar për Serbinë, për shkak të shkeljeve serioze të sundimit të ligjit, lirisë së medias, demokracisë, lirisë së fjalës dhe marrëdhënieve me Rusinë. Mickoski, në vend që të përmbushë standardet evropiane, po kopjon versionin më të keq të modelit serb – modelin e autokratit Aleksandar Vuçiç. Mickoski, përmes Parlamentit, lëshon dekrete që ndalojnë fjalën e lirë për migrantët. Në vend të reformave, kemi një politikë të “Kuajve të Trojës”: lidhje të ngushta me Rusinë. Prandaj, për shkak të politikave të Mickoskit, krimit, korrupsionit dhe adhurimit të “vëllezërve” Orban dhe Vuçiç, Maqedonia duket shumë më tepër si Serbia (e cila po humbet fonde dhe integrime) sesa si Mali i Zi që po përparon drejt anëtarësimit në BE.”, thonë nga LSDM.
Por në këto akuza ka reaguar Kryeministri Mickovski, i cili u bërri thirrje qytetarëve të vendit që me rezervë ti marrin informacionet të cilat në mënyrë të gënjeshtrave dhe shpifjeve i plason në opinion. Sipas tij, axhenda reformuese e kësaj Qeverie po ecë më hapa të shpejtë, dhe se deri në fund të Qershorit, Ministrat e Qeverisë duhet ti dorëzojnë hapat të cilat i kanë ndërmarrë.
“Mund të them se të gjitha 10 hapat të cilat duhet të dorëzohen, 8 prej tyre do ti dorëzojmë, ndërsa 2 jo. E para ishte për çështjen e energjisë elektrike, që shteti të mos siguron 100 për qind energji elektrike për amvisëri, dhe këtë kusht nuk e plotësojmë qëllimisht. Ndërsa çështja e dytë që nuk e kemi plotësuar është çështja e Kodit Zgjedhor, ligj i cili sillet në Kuvend me koncenzus, ndërsa LSDM e ka lëshuar punën e Komisionit Parlamentarë. Ndërsa të gjitha pikat tjera do të dorëzohen, dhe kjo është demanti më i mirë i gënjeshtrave të opozitës. Pra me një fjalë jo që nuk ka ngecje, por ka përshpejtim të axhendës reformuese.”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.
Nga VMRO-DPMNE kanë pohuar se LSDM-ja opozitare dhe lideri i sajë Venko Filipçe, as nuk janë pro-evropian, e as nuk dinë se si bëhet politika evropiane.
FITIM KRYEZIU
