Maqedoni

Kodi zgjedhor, Mickoski: Nuk mund ta miratojmë pa LSDM

01.05.2026 15:51

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron se Kodi zgjedhor nuk mund të miratohet pa konsensus me LSDM....

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron se Kodi zgjedhor nuk mund të miratohet pa konsensus me LSDM. Ai thotë se LSDM ka braktisur grupin e punës për këtë ligj kyç dhe se pa rikthimin e tyre, procesi mbetet i bllokuar në Kuvend.
 
“E dini që kodi zgjedhor miratohet me konsensus. LSDM e braktisi punën e grupit të punës për kodin zgjedhor dhe përderisa mbetet ky vendim, ne kodin zgjedhor nuk mund ta miratojmë, pasi që ky është një nga ligjet I cili është në grupin për të cilin nevojitet konsensus në kuadër të kuvendit.”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.