Maqedoni
Imunizimi i fëmijëve në Kërçovë, Qerimi: Mbulesa me vaksinim mbi 90%
01.05.2026 16:31
Qerimi njofton se fushata e imunizimit përfshin të gjitha vaksinat sipas kalendarit të rregullt...

Drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Kërçovë, Jeta Qerimi, njofton se fushata e imunizimit përfshin të gjitha vaksinat sipas kalendarit të rregullt, duke nisur nga të porsalindurit deri në moshën 18 vjeçare.
Sipas të dhënave për vitin 2025, Qerimi thotë se mbulesa me vaksinim ka qenë shumë e lartë, mbi 90% në shumicën e rasteve, dhe i njëjti ritëm po vazhdon edhe në vitin 2026. Ajo u bën thirrje prindërve të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve dhe të respektojnë kalendarin e imunizimit.
“Gjatë fushatës së imunizimit përfshihen të gjitha vaksinat të cilat janë të parapara në kalendarin e rregullt të vaksinimit, fillohet prej te të posalindurit ku bëjnë pjesë vaksinat parashkollore dhe pastaj prej klasës së parë fillon vaksinimi shkollorë i cili përfundon në moshën 18 vjeçare. Në bazë të të dhënave që i kemi për vitin 2025 mbulesa me vaksinim ka qenë shumë e mirë. Në shumicën e rasteve është mbi 90%, 95%, 96% dhe po i njëjti intensitet i punës vazhdon të kryehet edhe gjatë vitit 2026. Ne apelojmë te çdo qytetarë sidomos te prindërit që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të respektojnë kalendarin e rregullt të vaksinimit.”, u shpreh drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit – Kërçovë, Jeta Qerimi.
