Maqedoni

Shkup, si e kaluan qytetarët 1 Majin

01.05.2026 16:52

Tradicionalisht, qytetarët e vendit e festojnë 1 Majin duke dalë për piknik në një nga parqet e qytetit...

Tradicionalisht, qytetarët e vendit e festojnë 1 Majin duke dalë për piknik në një nga parqet e qytetit. Ata që vendosën të festojnë u tubuan në qendra të ndryshme të vendit, në shoqërinë e të afërmve dhe miqve, për ta kaluar këtë ditë larg brengave të përditshme. Megjithatë, temperaturat e ulëta duket se kanë ndikuar që një pjesë e qytetarëve të qëndrojnë në ambientet e shtëpisë. Ndërkohë, disa të tjerë kanë zgjedhur ta kalojnë festën në shtetet fqinje.

Edhe përskaj motit të ftohtë disa qytetarë kanë vendosur që me familjet e tyre ose me shoqëri të festojnë festën e një majit, duke festuar dhe duke u mbledhur në ambientet e hapura publike këtu në vend.
 
“Sot jemi të lirë, dhe për atë edhe po festojmë, është festa e 1 majit por nuk ka lidhje vetëm pse është ditë feste ditë pushimi kemi dal pak të relaksohemi. Nvaret se kush duhet me protestë e kush me festu, ato që janë në punë pushojnë, e ato që nuk janë në punë duhet me protestë.”, u shpreh një qytetar.
 
“Po e shfrytëzojmë kohën e lirë, nuk jemi në punë dhe ashtu vendosëm. Por për momentin standardi jetësor është katastrofë, po presim ditë më të mira, por nuk është duke shku kah e mira. Me ta thënë të drejtën vendosa të festoj dhe mos të protestoj sepse shumica e mujshin pakicën, por edhe fëmijët ishin më të lirë.”, tha një qytetar.
 
“Nuk jemi duke festuar asgjë, por thjeshtë e kemi ditë pushimi, jemi të lirë nga puna, dhe kemi dalë me shoqëri me festu, thjeshtë pushim, relax. Me festu është ma mirë, je ma rehat, dhe e shijon pushimin. Po koha ka pengu, se nuk është koha me diell, dhe shumë njerëz kanë vendos që të rrinë në shtëpi, dhe nuk e kanë pa të arsyeshme me dal.”, u shpreh një qytetar.
 
Manifestime të tilla janë organizuar edhe në qendra të tjera të Shkupit, megjithëse jo në numrin e zakonshëm. Ndërkohë, një pjesë e qytetarëve, të pakënaqur me çmimet e larta, kanë vendosur që festën ta kalojnë në shtëpi.
 
FITIM KRYEZIU