Maqedoni

Deklarata e eurodeputeti Vaic, Ruzhin: Ka një dozë realiteti, vendi nuk po përparon

02.05.2026 15:24

Deklarata e raportuesit për RMV-në në PE-së, Tomas Vaic...

Deklarata e raportuesit për RMV-në në PE-së, Tomas Vaic, është një lloj kritike jo aq spektakulare por qëndron, pasi vendi ynë si aspirant nuk angazhohet sa duhet në detyrimet si: ndryshimet kushtetuese, ligjet evropiane, luftën kundër korrupsionit dhe sundim të ligjit, thotë për TVM2, ish ambasadori, Nano Ruzhin.
 
Megjithatë ai një dozë faji ia hedh edhe Bashkimit Evropian, ngaqë lejon ndërhyrjen e problemeve mes dy shteteve në procedurën e integrimit. Sipas njohësit të çështjes, këto probleme mund të ndodhin edhe me vendet tjera që janë në prag të integrimit të plotë, ndërkaq zgjidhja mund të vij vetëm duke i ndryshuar mekanizmat politike vendimmarrëse brenda Unionit.
 
“E gjithë kjo rezultoi në njërën anë do të thoja me gjysmë apo kritikë të fshehur të raportuesit për shtetin tonë.... Shteti ynë dhe kjo qeveri nuk bëjnë shumë përjekje në raport me reformat sipas kushteteve të Kopenhagës por poashtu mund të konstatojmë se një pjesë e disa vendeve anëtare, sidomos nga fqinjët, nuk i respektojnë këto kritere sepse shohim se mosmarrëvehjet bilatrale e pengojnë hyrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, që është jokorrekte nga ana e Bashkimt Evropian, para së gjithash mendoj për RMV-në. Zgjidhja është, shfuqizimi i instrumentit veto, respektivisht, të kërkohet votim sipas një shumicë konsensuale, por që të realizohet kjo duhen shumë ndryshime, dëshirë që në këtë moment nuk mund të pritet nga BE-ja”, deklaroi ish ambasadori Nano Ruzhin.
 
Problemet e zgjerimit brenda BE-së, Ruzhin: Punohet sipas gjeopolitkës dhe kritereve
 
Ruzhin komenton edhe situtat e paraqitura në BE në politikën e zgjerimit. Sipas tij, kjo politikë tani aplikon zgjerim gjeopolitik dhe tjetri sipas kushteve politike. Vlerëson se kjo qasje normative e BE-së nuk është korrekte dhe duhet formulë e njëjtë e integrimit.  
 
“Çka do të thotë sot zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor? Në njërën anë përballen dy forma të pranauara të zgjerimit të BE-së. Njëra gjeopolitke ajo që iu premtua Ukrainës dheë Moldavisë dhe e dyta, zbatimi i  kritereve të Kopenhagës së zbatohen gjatë zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky lloj dispropocionialiteti ka krijuar frsutracione dhe standarte të dyfishta, pra, pakënaqësi mes vendeve të Ballkanit”, theksoi Ruzhin. 
 
Misnitri për Çështje evropiane Bekim Sali ka vlerësuar se deklarata e Vaicit ka qëllime preventive, përkatësisht, sugjeron angazhim më me vendosmëri në plotësimin e 10 pikave.
 
Deri më tani nga 10 pikë, 6 i kemi veçmë të përmbushura dhe në 4 pikë funksionojmë dhe jemi duke u koordinuar për t’i plotësuar ato obligime që i kemi marrë përsipër, kemi edhe hapa tjera të cilat janë në fazën reale për t’u plotësuar, ka sqaruar ditë më parë numri dy i qeverisë,  Sali.
 
Ndryshe, raportuesi për RMV-në  në PE Tomas Vaic, për medien bullgare ka thënë se gjatë vitit të fundit në vendin tonë nuk është shënuar asnjë përparim, asnjë reformë. Sipas tij, nuk bëhet fjalë vetëm për fillimin e negociatave, që lidhen me ndryshimet kushtetuese por edhe për agjendën reformuese, për Planin e rritjes.
 
Nëse vendi nuk i zbaton reformat e nevojshme, rrezikon humbjen e 47 milionë eurove. Më pas, eurodeputeti Vaic për nje televizon vendor sqaroi se deklarata nga ai ishte bërë para disa javëve.
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU