Maqedoni

Aliu, 74 milion euro investim në spitalin klinik të Tetovës

02.05.2026 16:08

Misnitri i shëndetësisë Azir Aliu ka paralajmëruar një investim prej 74 milion eurosh...

Misnitri i shëndetësisë Azir Aliu ka paralajmëruar një investim prej 74 milion eurosh në Spitalit Klinik në Tetovë, me të cilin synohet transformimi i plotë i këtij spitali. 
 
Ky projekt do të realizohet sipas praktikave më të mira ndërkombëtare, ashtu si zhvillohen projektet strategjike në vendet më të avancuara: me kombinim të fondeve shtetërore dhe financimit nga institucione financiare ndërkombëtare, të strukturuara në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë, thekson Aliu në një postim në rrjetet sociale.
 
Ai sqaron se: Të gjitha objektet ekzistuese do të renovohen dhe modernizohen plotësisht, do të pajisen me teknologji dhe pajisje mjekësore bashkëkohore.
 
ndërtesat do të lidhen me korridore të ngrohta funksionale, për të garantuar lëvizje të sigurt dhe efikase të pacientëve dhe stafit, do të ndërtohen dy objekte të reja moderne, dhe të gjitha shërbimet do të riorganizohen në një infrastrukturë të integruar dhe kompatibile.
 
Po krijojm një qendre të re rajonale shëndetësore, ku çdo qytetar i Pollogut do të ketë mundësi të marrë: shërbim cilësor, në kohë dhe pranë vendbanimit të tij. Ky projekt ka edhe një dimension të rëndësishëm zhvillimor.
 
Në bashkëpunim me Universitetin e Tetovës, profesorët dhe studentët e mjekësisë do të kenë për herë të parë:
1. Kushte moderne dhe dinjitoze për punë dhe trajnim
2. Infrastrukturë që i përgatit për standardet e shëndetësisë bashkëkohore, thekson minsitri Aliu.