Botë
Romë, dy murgesha bllokohen për tri ditë në ashensor
09.06.2015 14:17
Dy murgesha u shpëtuan pas bllokimit në ashensor për tre ditë rresht pa ujë e bukë. Ngjarja ndodhi në kryeqytetin italian, Romë...

Murgeshat, njëra 69-vjeçare nga Zelanda e Re, tjetra irlandeze me moshë 58 vjeç, kishin mbetur që të premten të bllokuara në manastirin e Maristas pas një difekti elektrik.
Gratë kanë thirrur me të madhe për ndihmë, por përgjatë fundjavës, ndërtesa ka qënë krejtësisht e zbrasur.
Murgeshat u gjetën vetëm pas tre ditësh, kur një pastruese thirri policinë pasi i kishte rënë disa herë ziles e nuk kishte marrë përgjigje.
