Maqedoni

Ndahen 14 vendimet e para në kopshtin “Fidani” në Çair

09.06.2015 14:21

Kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti sot ndau 14 vendimet e para në Kopshtin “Fidani”...

Drejtoresha e “Fidanit” Rabije Loku, para disa ditësh i paralajmëroi këto vendime pune të cilat u dedikohen të punësuarve në 5 objekte që shtrihen në Komunën e Çairit në kuadër të “Fidanit”, si “Piter Pan”, “Lule”, “Bambi”, “Vesëza”.
 
"Ky është një motivim për ju që të vazhdoni të punoni edhe me tej për edukimin e fëmijëve tanë”, tha me këtë rast, kryetari i  Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
 
Vendimet përkojnë me fazën e parë, nga gjithsejt 41 vendime të lëshuara për kopshtet e Çairit, sipas Ligjit për transformim në marrëdhënie të rregullt pune.