Ekonomi

Neziri: Akreditimi me rëndësi për mirëqenien ekonomike

09.06.2015 14:25

Akreditimi është me rëndësi të veçantë për mirëqenien ekonomike, pasi që siguron menaxhim më cilësor të punë...

Akreditimi është me rëndësi të veçantë për mirëqenien ekonomike, pasi që siguron menaxhim më cilësor të punës, si dhe zvogëlon shpenzimet, u shpreh ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri. 
 
“Dëshiroj të përqendrohem në rëndësinë e akreditimit për mirëqenien e ekonomisë, duke u nisur nga fakti se në RM tanimë kemi sistem të njohur dhe të dëshmuar të akreditimit si në plan vendor ashtu edhe në plan ndërkombëtar. Sipërmarrësit tanë kanë zvogëluar rreziqet gjatë menaxhimit si dhe shpenzimet gjatë punës, duke përforcuar fuqinë e tyre ekonomike”- deklaroi ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri.
 
“Për kompanitë akreditimi do të thotë parakusht për konkurrencë më të madhe në tregun vendor dhe të huaj, ndërsa ajo konkurrencë është shumë me rëndësi, për shkak se siguron shpenzime minimale gjatë punës, por gjithashtu siguron plasman më të lehtë gjatë importit”- tha kryetari i IARM, Trpe Ristovski.  
 
Nevoja për akreditim në punë të laboratorëve në fushën e shëndetësisë, si dhe mbrojtja shëndetësore këtë vit është në fokusit e instituteve ndërkombëtare dhe vendore të akreditimeve, për këtë arsye këtë vit Dita Botërore e Akreditimeve u shënuan nën moton “Akreditimi–mbështetje në sigurimin e mbrojtjes sociale dhe shëndetësore”. 
 

ERSAN PAJAZITI