Maqedoni

Integrimi në BE: Partitë, akuza se kush mbart fajin

03.05.2026 14:58

Retorika politika se cila parti ndihmon apo ngec procesin eurointegrues...

Retorika politika se cila parti ndihmon apo ngec procesin eurointegrues po përplas dy blloqet maqedonase LSDM dhe VMRO-DPMNE. Socialdemokratët rikujtojnë pushtetin se Unioni qartazi kërkon reforma në gjyqësor, liri të mediave dhe luftë kundër korrupsionit.
 
Sipas tyre stagnimet janë për faj të pushtetit. Ata e shohin të pamundur integrimin e vendit në krye me VMRO-në në pushtet.
 
“Maqedonia po qëndron në vend pasiqë shtetin e udhëheq një organiztë kriminale në krye me Hristijan Mickoskin. Nga 10 pika kyçe reformuese, ekziston edhe e 11-ta të cilën mickoski dhe VMRO s’do ta përmbushin asnjëherë, e kjo është çlirimi nga grupi kriminal. Përderisa ata janë në pushtet nuk mund të burgosin veten, nuk mund të luftojnë korrupsionin ku vetë janë të përfshirë dhe as nuk mund të reformojnë instotucionet të cilat I shëndruan në vegla partiake”, thonë nga LSDM.
 
Nga VMRO-DPMNE deklarimin e LSDM si pro evropiane e shohin si qasje të rrejshme, pasi në shum raste i ka përgënjshtruar edhe vetë Evropa. Partia e Mickoskit reagon edhe për qasjen e LSDM-së ndaj figurave historike.
 
“Përderisa Filipçe flet për interesa kombëtare, bashkëpartiaku i tij dhe anëatrë i komitetit ekzekutiv Rubin Zemon, publikisht ka deklaruar se Goce Dellçev është jo i rëndësishëm dhe një mit. Ky është një nënçmim i drejtëpërdrejtë i një nga themelet e shtetësisë maqedonase”, deklaroi Valentin Manasievski nga VMRO – DPMNE.
 
Perplasja midis dy partive u ashpërsua së fundmi pasi vendit i ngushtohet harku kohor për përmbushjen e axhendës reformuese deri në qershor, ndërkohë që nuk ka munguar as trysnia për ndryshimet kushtetuese.
 
Pushteti nuk hap kushtetutën pa garanci nga pala bullgare se nuk do të ketë kushte të reja.
 
MERAL ISMAILI