Maqedoni

Dita ndërkombëtare e lirisë së mediave, Çadikovski: Duhen ndryshime sistematike

03.05.2026 15:20

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë kërkon ndryshime sistematike në hapsirën mediatike...

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë kërkon ndryshime sistematike në hapsirën mediatike që të rritet cilësia e gazetarisë në ditën kur po shënohet dita ndërkombëtare e lirisë së mediave.
 
Kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski thotë se gazetaria në vend po stagnon tanimë dy vite, madje edhe ka shkuar mbrapa. Ai propozon që fillimisht të formohet fond për ngritjen e standardit gazetaresk.
 
“Konsideroj se duhet dhe është koha që të deklarohemi si komunitet mediatik, si shoqëri por edhe bartësit e vendimeve, për formimin e fondit për pluralizëm mediatik me të cilin nga njëra anë do të ngritet cilësia e gazetarisë dhe nga ana tjetër do të përmirësohen kushtet ekonomike për punë të gazetarëve, kameramanëve dhe të gjithë punëtorëve mediatik”, deklaroi kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski.
 
SHGM vlerëson se servisi publik do të duhet rindërtoj pavarësinë financiare për të qenë promotor i ndryshimeve në industrinë mediatike. Gjithashtu edhe avancimi i ligjeve shikohet si I nevojshëm për mbrojtjen e gazetarëve nga kërcënimet.
 
“Gazetarët janë në kërcënim të vazhdueshëm të padive nga ana e figurave me ndikim të politikës apo biznesit. Do të duhet të sillet një rregullore, ku veçmë kemi formuar një grup së bashku me ministrinë e drejtësisë dhe aktorët tjerë dhe shpresojmë se kjo periudhën që vjen do të miratohet”, theksoi Çadikovski.
 
Raporti i fundit të Reporterëve Pa Kufij, pejsazhin mediatik në Maqedoni dhe punën e gazetarëve e pasqyron gri. Në vërejtje thuhet se mungesa e profesionalizmit ul besimin ndaj mediave duke bërë që gazetarët të punojnë nën kërcënime dhe sulme.
 
Gjithashtu nënvizohet presioni politik dhe ekonomik ndaj mediave. Vërejtjet e fusin vendin në grupin e shteteve ku situata është problematike së bashku me Kroacinë, Bullgarinë, Shqipërinë dhe Greqinë.
 
MERAL ISMAILI