Maqedoni

LSDM, borxhi publik është rritur për 2.3 miliardë euro

03.05.2026 15:42

Brenda dy viteshprej kur hristijan Mickoski është në pushtet...

Brenda dy viteshprej  kur hristijan Mickoski është në pushtet, borxhi publik është rritur për 2.3 miliardë euro dhe tani arrin në 10 miliardë e 774 milionë euro, apo në niveli më i lartë historik. Kështu kanë akuzuar nga LSDM, duke theksuar se bëhet fjalë për borxh të ri.  
 
“Bëhet fjalë për borxh neto, i krijuar drejtpërdrejt nga kjo qeveri e paaftë dhe shpërdoruese.  2.3 miliardë euro borxhe të reja, ndërkohë që: nuk ka para për rritje pagash për punëtorët, Qeveria refuzon ta rrisë pagën minimale në 600 euro, nuk ka masa kundër rritjes së çmimeve, qytetarët janë lënë vetëm të përballen me varfërinë në krizë. Borxhe vetëm për tenderë kriminalë dhe pasurim të VMRO-së”, deklaroi Bogdanka Kuzeska nga LSDM.             
 
VMRO-DPMNE, LSDM nuk ka kredibilitet të flasë për ekonominë
 
LSDM nuk ka kredibilitet të flasë për ekonominë, pasi e solli shtetin në prag të falimentimit pas gjithë atij krimi me përmasa epike, pa asnjë investim, ndërsa qytetarët i la me xhepa bosh, janë kundërpërgjigjur nga VMRO-DPMNE. 
 
“LSDM është një parti që, gjatë kohës sa ishte në pushtet, shpenzoi buxhete milionëshe, por nuk realizoi asnjë investim apo projekte kapitale. LSDM i varfëroi qytetarët dhe i la me xhepa bosh, ndërkohë që zbrazte arkën e buxhetit dhe e la shtetin në prag të falimentimit. LSDM vazhdimisht ndjek një politikë dhe strategji me të cilën përhap gënjeshtra dhe manipulon. LSDM gënjente se shteti do të falimentonte, por jo vetëm që nuk falimentoi, por u rritën edhe pagat, se do të vinin migrantë, se fondet IPARD për bujqit janë të bllokuara, por Brukseli konfirmoi se nuk ka asnjë parregullsi me fondet dhe i përgënjeshtroi këto pretendime. LSDM vazhdon të përhapë dezinformata në publik. SDSM gënjente se do të falimentonim, nuk falimentuam. Përkundrazi, u rritën pagat dhe u respektuan marrëveshjet kolektive”, theksojnë nga VMRO-DPMNE, sipas të cilës Qeveria ka ndërmarrë masa konkrete për përmirësimin e pagave, kushteve dhe gjendjes në sektorët më të rëndësishëm në shtet, si shëndetësia, arsimi dhe siguria.
 
FITIM KRYEZIU