Botë
Trump, nuk përjashton vazhdimin e luftës me Iranin
03.05.2026 16:04
Presidenti akerikan, Donald Trump, ka thënë se së shpejti...

Presidenti akerikan, Donald Trump, ka thënë se së shpejti do të vlerësojë një propozim të ri për paqe të ofruar nga Teherani, por shtoi se “nuk mund ta imagjinoj” që ai të jetë i pranueshëm duke aluduar kështu për mundësinë e rifillimit të sulmeve ajrore ndaj Iranit.
Shumë shpejt do ta shqyrtoj planin që Irani sapo na ka dërguar, por nuk mund ta imagjinoj se do të jetë i pranueshëm, pasi ata ende nuk kanë paguar çmim mjaftueshëm të madh për atë që i kanë bërë njerëzimit dhe botës gjatë 47 vjetëve të fundit”, ka thënë presidenti Trump.
“Nëse bëjnë diçka të keqe, kjo është një mundësi që mund të ndodhë. Ata duan të arrijnë marrëveshje. Janë të dobësuar, por e kanë të vështirë të kuptojnë kush është lideri i tyre, sepse lideri i tyre mungon. Më kanë folur për konceptin e marrëveshjes. Tani do të ma japin tekstin e saktë”, deklaroi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
Disa orë para deklaratës së Trumpit, një zyrtar i lartë iranian dha detaje për një propozim paqeje të dorëzuar nga Teherani, duke thënë se ai përbëhej nga 14 pika, me afat 30-ditor për përfundimin e negociatave dhe ndalimin e plotë të luftës.
Propozimi i Teheranit përfshin kushte, për të cilat është raportuar më herët, që parashikojnë rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe përfundimin e bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane, ndërsa bisedimet për programin bërthamor të Iranit, sipas propozimit do të liheshin për më vonë.
Kushtet e tjera iraniane përfshijnë tërheqjen e forcave amerikane nga zonat përreth Iranit, lirimin e aseteve iraniane të ngrira, pagesën e kompensimeve për dëmet e luftës, heqjen eventuale të sanksioneve ndaj Teheranit dhe përfundimin e të gjitha luftimeve, përfshirë edhe në Liban.
Ndërkohë, tensionet po rriten rreth Ngushticës së Hormuzit, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë masa të reja, ndërsa Teherani kufizon qarkullimin detar.
Hasan, nuk ka armëpushim të vërtetë në Liban
Në Liban vazhdojnë përplasjet, ndërsa Izraeli ka lëshuar paralajmërim për evakuim në jug. Hezbollah vlerëson se “nuk ka armëpushim të vërtetë” dhe kërkon një qëndrim më të qartë nga shteti.
“Deri më tani, realisht nuk ka armëpushim të vërtetë. Kjo është e qartë nga zhvillimet në terren. Shohim sulme dhe shkatërrime të vazhdueshme në jug të Libanit. Problemi është se shteti libanez nuk ka një pozicion të qartë, a e pranon këtë, a hesht apo nuk mund të reagojë”, u shpreh deputeti në parlamentin e Libanit, Husein Haxh Hasan.
Ndërkohë Izraeli miratuar një marrëveshje multimiliardëshe për blerjen e dy grupeve të aeroplanëve luftarakë nga Shtetet e Bashkuara.
Kjo blerje përfshin një grup aeroplanësh shumëfunksionalë F-35 he një tjetër me aeroplanë luftarakë F-15IA nga Boeing, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Izraelit. Ky plan synon të “sigurojë epërsinë ajrore të Izraelit për dekadat e ardhshme”, tha ministri i Mbrojtjes, Israel Katz.
FITIM KRYEZIU
