Hendboll

KH Ohri do të luajë për trofeun në Kupën Evropiane

03.05.2026 15:05

Hendbollistët e Ohrit do të luajnë për titullin e kampionit në Kupën Evropiane...

Hendbollistët e Ohrit do të luajnë për titullin e kampionit në Kupën Evropiane, pasi në gjysmëfinale të këtij kompeticioni eliminuan ekipin slloven Celje, pas ekzekutimit të penalltive me rezultatin 4:3. Në kohën e rregullt ndeshja përfundoi me një gol epërsi 25:24, për  skuadrën përfaqësuese të vendit.
 
Me të njëjtën diferencë golash kishte fituar edhe Celje në ndeshjen e parë në fushën saj, prandaj fituesi I përgjithshëm I kësaj ½ finale u vendos përmes gjuajtjeve nga shtatë metra.
 
Lojtari më efikas në ekipin e Ohrit ishte Kosuke Yasuhira me nëntë gola, ndërsa Tilen Strmljan shënoi shtatë. Portieri Pilipoviq, pati 12 pritje. Në finale, Ohri të përballen me ekipin hungarez Tatabánya.