Basketboll
Play-Off NBA, Filadelfia eliminon Boston-in
03.05.2026 15:22
Skuadra e Philadelphia 76ers, ka siguruar kualifikimin në ½ finale e “play off-it”...

Skuadra e Philadelphia 76ers, ka siguruar kualifikimin në ½ finale e “play off-it” në Konferencën e Lindjes, edhe atë pas një përmbysje të madhe të rezultatit në fitoe.
Bostoni kishte epërsinë 3:1 në serinë prej kaër fitoreve, megjithatë Philadephia, ia doli të triumfojë me 4:3, ashtu që në ndeshjen e shtatë vendimtare në transfertë shënoi fitore me 109-100.
Philadelphia e cila për herë të parë prej 1982-it, ka mundur që të fitojnë një seri në fazën play-off kundër Boston Celtics, në përfundim të ndeshjes ishte më e qetë dhe kjo ishte vendimtare. Me këtë fitore Philadelphia, për herë të gjashtë në nëntë vitet e fundit do të luajë në ½ finale ku do të përballet me Neë York Knicks.
