Sportet E Tjera

Not në 100 metra flutur, Ualsh vendos rekord të ri botëror

03.05.2026 15:39

Notarja amerikane Gretchen Walsh vendosi rekord të ri botëror në disiplinën 100 metra...

Notarja amerikane Gretchen Walsh vendosi rekord të ri botëror në disiplinën 100 metra flutur në garën e zhvilluar në Fort Lauderdale.
 
Ajo e përfundoi garën me kohën 54.33 sekonda. Walsh tashmë mbante edhe rekordin e mëparshëm, me kohën 54.60 të shënuar në të njëjtin pishinë majin e kaluar.
 
Amerikania, e cila fitoi tre medalje ari në kampionatin botëror të vitit të kaluar në Singapor, tani ka një kohë më shumë se një sekondë më të mirë se notarja e dytë më e shpejtë në histori, suedezja Sarah Sjöström (55.48).