Tenis

Fitorja më e madhe e ukrainases Marta Kostjuk

03.05.2026 15:55

Tenistja 23-vjeçare ukrainase Marta Kostjuk (WTA – 23) të shtunën u shpall fituese...

Tenistja 23-vjeçare ukrainase Marta Kostjuk (WTA – 23) të shtunën u shpall fituese e turneut WTA 1000 në Madrid në fushë balte, pasi në finalen mundi 19-vjeçaren ruse Mira Andrejeva (WTA – 8) me rezultat 6-3, 7-5 për 81 minuta.
 
Ky është titulli i tretë WTA në karrierën e Kostjuk, por i pari mbi nivelin e turneve WTA 250.
 
Për tenisten ukrainase, kjo ishte finalja e gjashtë në karrierë në WTA Tour.