Futboll
Baseli mposht Thunin dhe ia shtyn festën, shënojnë Ajeti e Matoshi
03.05.2026 16:27
Thuni është bërë gati për ta festuar titullin e kampionit të Zvicrës...

Thuni është bërë gati për ta festuar titullin e kampionit të Zvicrës, por duhet të presë të paktën deri të deielën.
Thuni pësoi 3:1 në udhëtim nga Baseli të shtunën, në kuadër të xhiros së 35-të të elitës helvetike.
Tri xhiro para fundit i ka 11 pikë më shumë se St. Galleni. Por St. Galleni luan të dielën dhe mund ta zvogëlojë diferencën në tetë pikë, që nuk mjafton për ta siguruar titullin.
Golin për Thunin, që avancoi 1:0 në minutën e 41-të, e shënoi mesfushori kosovar Valmir Matoshi.
Albian Ajeti shënoi për epërsinë 2:1 të Baselit në minutën e 87-të. Ajeti hyri në lojë në minutën e 76-të. Matoshi e Kastriot Imeri startuan te Thuni. Baseli, ende kampion në fuqi, është i katërti.
